Dënimi i habitshëm i kosovarit 25-vjeçar në Itali: Historia e pathënë
Një 25-vjeçar me origjinë nga Kosova, banues në Treviso të Italisë, është dënuar me **dy vjet e katër muaj burgim**, pas një procesi gjyqësor lidhur me përndjekje, kërcënime dhe fyerje ndaj xhaxhait dhe familjarëve të tij.
Sipas mediave italiane, i riu ishte arrestuar më 11 nëntor 2025, pas një serie episodesh që kishin zgjatur rreth një muaj e gjysmë. Sipas akuzës, ai ishte paraqitur në mënyrë të përsëritur në lokalet e xhaxhait të tij në Paese dhe Susegana, ku dyshohet se kishte kërcënuar dhe fyer familjarët.
Prokuroria e kishte lidhur konfliktin me një mosmarrëveshje për pronësinë e një pjese të pasurisë familjare në Kosovë. Sipas akuzës, gjatë kësaj periudhe kishte pasur edhe kërcënime, publikime në rrjetet sociale dhe dëmtime të pajisjeve, mobilieve dhe automjeteve të përdorura për aktivitetin e familjarëve.