Browse

Article • • 1 min read

Kush mund të vizitojë Hashim Thaçin pas vendimit të fundit?

Share Post

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të ndryshojnë pjesërisht kufizimet për vizitat jo të privilegjuara ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, më 21 shtator 2026 gjykatësi i vetëm rishikoi kufizimet për vizitat ndaj Thaçit dhe vendosi të heqë ndalimin për disa persona, ndërsa për të tjerë kufizimet mbeten në fuqi.

Në mesin e personave ndaj të cilëve është hequr ndalesa janë **Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi dhe Avni Kastrati**, ndërsa emrat e tre personave të tjerë nuk janë bërë publikë në versionin e redaktuar të vendimit.